Nga restorantet e fshatit në Hell’s Kitchen! Përfundon rrugëtimi i Stiljanës në “Kuzhinën e Djallit”

17/11/2018 16:21

Stiljana Medi, konkurrentja e gjashtë e eleminuar mbrëmjen e djeshme nga programi “Hell’s Kitchen”, vjen nga fshati Kamenicë i Korçës.

Për pesë javë Stiljana dha maksimumin e saj në Hell’s Kitchen, por gabimet e episodit të mbrëmshëm ndaluan rrugëtimin e saj.

Stiljana ishte konkurrentja e ndjeshme, e qetë, por që ia arriti të përballojë shumë mirë tensionin e një kuzhinë të vërtetë, siç është ajo e Hell’s Kitchen.

Pasioni i saj i madh për kuzhinën ka bërë që ajo të punojë si ndihmëse në restorante në fshatin e saj. Dashurinë për gatimin Stiljanës ja kanë përcjellë mamaja dhe gjyshja.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel