Një aksident rrugor me 3 të plagosur është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, në vendin e quajtur Pishkash.

Automjeti tip furgon mallrash, i cili drejtohej nga shtetasi 32-vjeçar M.M. nga Vloçishti i Korçës, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë rreth 40 metra.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur vet drejtuesi i mjetit, si dhe dy pasagjerë, E.M. 22 vjeç dhe K.Ç. 31 vjeç, edhe këta nga Vloçishti.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit të Librazhdit, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore raportohet e rëndë.

Në vendngjarje shkoi edhe një grup hetimor për të mësuar më shumë mbi shkaqet e aksidentit.

Top Channel