Presidenca njoftoi se Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka nisur prej ditës së djeshme, një proces bashkëpunimi me institucionet përgjegjëse, në lidhje me propozimin e ri për emërimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Ky proces – thekson Presidenca – bëhet për të për të marrë përgjigje të qarta, të plota dhe shteruese ndaj të gjitha çështjeve për të cilat Presidenti nuk mundi të sqarohej herën e parë, pavarësisht nga përpjekjet e tij të vazhdueshme për bashkëpunim, nënvizon deklarata.

Lidhur me këtë proces të ri, Presidenti ka vendosur të informojë mbi kërkesat e tij edhe Kryetarin e Kuvendit, pasi procedura e emërimit të një ministri – nënvizon deklarata – është proces bashkëpunimi i detyrueshëm e kushtetues midis tre institucioneve: Kryeministri, Presidenti, Kuvendi. Presidenti Meta shprehet i vendosur të përmbushë përgjegjësitë e tij brenda afateve kushtetuese.

Top Channel