Fundjavë për plazh dhe më pas priten shira, si parashikohet moti në ditët në vijim Janë gati 200 venddepozitime plehrash ilegale që janë zbuluar në Shqipëri.
Bëhet fjalë kryesisht për vende që përdoren rëndom nga fshatrat apo ish-komunat, që në pamundësi të trajtimit të mbetjeve, si zgjidhje kanë gjetur rrugën më të shkurtër, hedhjen e plehrave në lumenj.
“Shqipëria do të vazhdojë të jetë e papastër nëqoftëse nuk arrijmë që të mbyllim 198 pika që ne i kemi evidentuar së bashku me prefektët dhe projektin e qeverisë zvicerane, ku ka venddepozitime ilegale të cilat janë në përgjithësi në shtratin e lumenjve dhe zona afër bregdetit. Pra, nëqoftëse nuk do të kemi eliminimin e tyre sa herë që bie shi, mbetjet urbane do të dalin në det”, deklaroi ministri Blendi Klosi, ministër i Turizmit dhe Mjedisit.
Me reformën administrative, trajtimi i mbetjeve i ka kaluar bashkive për të gjithë territorin, si për pjesën urbane, ashtu dhe për atë rurale. Por, edhe pse po mbyllet mandati i parë, me ndarjen e re territoriale shumica e bashkive kanë dështuar në trajtimin e mbetjeve, ndërkohë që situata e plehrave është alarmante nga veriu në jug.
Sipas qeverisë, deri në vitin 2020 mund të eliminohen këto venddepozitime ilegale, ndërkohë që më pas të ndërhyhet me zgjidhjet e mëdha, siç mund të jenë landfillet apo inceneratorët.
Top Channel