Një dokumentar investigues i rrjetit Al Xhazira zbuloi fakte të pakundërshtueshme mbi trukimin e ndeshjeve të kriketit në nivelet më të larta. Provat, sipas gjigantit mediatik, përfshijnë ndeshje të përfaqësueseve të Anglisë, Pakistanit, Uellsit dhe Australisë në evenimente ndërkombëtare dhe ku janë luajtur miliona.

Në një xhiro parash që përfshin krimin e organizuar, Federatat e Anglisë dhe Uellsit nuk pranuan akuzat e bëra por në imazhet dhe hetimin e bërë nga Al Xhazira, u ekspozua edhe më shumë roli i indianit Anil Munauar, truri i trukimeve. Ky i fundit sipas rrjetit arab, furnizonte klientë dhe njerëz që drejtojnë rrjete kriminale për rezultatet e sakta dhe të paktën 25 nga 26 parashikime të tij për ndeshjet, janë provuar të vërteta.

“Informacioni që na ka dhënë Al Xhazira është përgatitur në mënyrë të varfër dhe i mungon qartësia. Analiza e bërë nga Federata jonë nuk ka gjetur kompromentim të integritetit për lojtarët anglezë” thuhet në një njoftim të federatës ishullore.

Top Channel