Zonja e Parë e Amerikës Melania Trump është shprehur se është njeriu që vuan më shumë nga të gjithë në botë nga bullizmi, ndaj ka nisur fushatën kundër bullizmit në internet.

“Do të thosha që unë jam personi që vuan më shumë nga bullizmi në botë. Këtë e kupton kur dëgjon se çfarë njerëzit po thonë për mua,” është shprehur Zonja e Parë e Amerikës në një intervistë për ABC News.

Ajo thotë se gratë që bëjnë akuza për abuzime seksuale, “duhet të paraqesin prova të forta”. Megjithatë, ajo nuk tregon se çfarë ka nënkuptuar me këtë term.

“Unë qëndroj mbrapa këtyre grave, mirëpo duhet të kemi faktet”, është shprehur ajo.

Top Channel