Projekti i “100 fshatrave”, Rama: Emigrantët po kthehen të investojnë në vendlindje

25/09/2018 11:41

Kryeministri Edi Rama ishte në Nivicë paraditen e së martës në kuadër të projektit “100 fshatrat”.

Kreu i qeverisë theksoi se ky projekt ka ngjallur shumë interes dhe, sipas tij, emigrantët po e shohin si mundësi investimi në vendlindjet e tyre.

“Më vjen mirë që projekti ka ngjallur shumë interes. Emigrantët po shohin mundësi investimi në vendet e tyre. Jemi të bindur se do të krijojmë një pikë të fortë për zhvillimin rural”, tha Rama.

Top Channel