“Top Story”/ Betoni i HEC-eve në Parkun Kombëtar po rrezikon eko-sistemin e zonës

19/09/2018 21:19

Në Parkun Kombëtar të Valbonës, betoni derdhet pa ndërprerje mbi lumin që mban emrin e kësaj zone.

Në Luginën e Valbonës, aktualisht po ndërtohen 3 HEC-e, dy prej tyre në Lumin Valbonë, ndërsa një tjetër në Lumin Çerem, me fuqi të instaluar, në total 47 mega. Kontratat koncesionare janë lidhur në kohën e kryeministrit Berisha, në vitin 2009 dhe në 2013, kryesisht në mbyllje të mandatit qeverisës.

Lumi i Valbonës, i konsideruar si zemra blu e Alpeve Shqiptare është devijuar nga shtrati i zakonshëm dhe ka hyrë në disa tuba me gjerësi mbi 3 metër, të vendosur nga kompania Dragobia Energy, e themeluar nga kompania mëmë, GENER 2.

Sot Lumi i Valbonës është në këtë situatë që shihni, i turbullt nga inertet e kompanisë private dhe aspak me atë që turistët përballen kur vizitojnë këtë zonë. Por edhe pse i zi, uji sërish nuk do të ketë fatin të vijojë rrjedhjen normale në shtratin e tij, pasi do të hyjë në tuba, për të përfunduar më pas në turbinat e hidrocentralit.

Top Channel