Ndodh në Angli, e rrahin dhe e grabisin në mes të rrugës – VIDEO

15/09/2018 18:57

Një grabitje me dhunë është filmuar në Derbyshire, të Anglisë, teksa policia kërkon ndihmën e publikut për të identifikuar autorët.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:20 të 27 gushtit, kur një 50-vjeçar është sulmuar fizikisht, teksa po shkonte në shtëpi, nga dy të rinj, të cilët pasi e kanë rrëzuar i kanë marrë sendet me vlerë që kishte me vete.

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë, të cilat janë shpërndarë nga policia me shpresë se kjo do të ndihmojë në identifikimin e autorëve.

Top Channel