Me dhjetëra meshkuj janë vënë në garë për një femër, e këtë e kanë bërë në “Union Square” të Nju Jorkut.

Atje, meshkujt e joshur në “Tinder” nga një vajzë e quajtur Natasha, garuan me njëri-tjetrin për një trofe të pazakontë: një takim me të!

Në fakt, historia ngjason si shumë kinematografike, por fabula është reale.

Pamjet e kompeticionit janë bërë virale në rrjet dhe shumë komentues e cilësojnë këtë si modelin e romancës në shekullin e XXI-të, apo edhe rënien e qytetërimit.

Vajza, Natasha Aponte, kishte kontaktuar në “Tinder” me shumë njerëz, të cilëve u kishte thënë se ishte e interesuar t’i takonte. Ajo u kishte lënë takim, në të njëjtën orë, në “Union Square”.

Pasi mbërritën atje, të ftuarit kishin gjetur një skenë. Natasha ishte ngjitur mbi të, i kishte falënderuar të gjithë që kishin ardhur dhe u kishte thënë se i kishte ftuar për t’iu dhënë një mundësi që të dilnin me të në një takim romantik, por vetëm ai që do të fitonte do ta kishte këtë fat.

Top Channel