Një 26-vjeçar është plagosur pasi mjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga. Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Lolaj.

“Në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Lolaj, mjeti tip “Suzuki” me targë AA 830 BK me drejtues shtetasin E. F., 26 vjeç banues në fshatin Pekisht, Peqin, ka dalë nga rruga.

Dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit, shtetasi E. F., i cili u transportua në Spitalin Rajonal Elbasan dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhe të vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, thotë policia e Elbasanit.

Top Channel