Vasili: Koncesionet janë quajtur dështim nga BE, maxhoranca bllokon p/ligjin e LSI-së

21/07/2018 12:43

Koncesionet janë quajtur dështim nga BE, thotë kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili, për shkak të eksperiencës në Greqi,Katalonunja, dhe Irlandë. Ndërkohë që në Tiranë, sipas tij maxhoranca po bllokon prej dy vitesh projektligjin e LSI për koncesionet.

“Ndersa ne Shqiperi koncesionet jane nje histori e qarte hajduterie me pasoja shkaterrimtare, ndonese BE ne Tirane vetem ngazellehet e duartroket pikerisht te kunderten e asaj qe shqeteson maksimalisht BE ne Bruksel. Rilindja si atavizem e konfliktualitetit ekstrem, arrogances provinciale demode dhe antitransparences se bunkerizuar,pengon prej me shume se dy vitesh projektligjin e propozuar nga grupi parlamentar i LSI per koncesionet”, shkruan Vasili.

Projektligji i LSI kërkon transparence maksimale thotë ai, debat të hapur parlamentar që kthjellon e shterron të mirat e të këqijat e çdo koncesioni si dhe maksimizon marrjen por edhe përcjelljen e përgjegjësive në maxhoranca të ndryshme pa kosto të frikshme.

Postimi i plotë:

Top Channel