Matura 2018, publikohen rezultatet e testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

21/06/2018 16:22

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Në këtë testim kanë marrë pjesë 35.609 nxënës në total, prej të cilëve kanë marrë notë jo kaluese 3.8% e tyre, ose 1 363 maturantë.

Ndërkohë që vetëm 221 maturantë, ose 0.6% e nxënësve janë vlerësuar maksimalisht me notën 10.

Më poshtë nxënësit mund të kontrollojnë notën e tyre me anë të kodit personal me të cilin janë panisur para provimit.

Top Channel