Transportonte pakistanezë drejt Malit të Zi, arrestohet 32-vjeçari

20/06/2018 14:49

Policia kufitare ka vënë në pranga një 32-vjeçar i cili ka tentuar të transportonte gjashtë pakistanezë drejt Malit të Zi, nga pika e kalimit kufitar të Hanit të Hotit.

“Me datën 19.06.2018, nga shërbimet e Policisë Kufitare në D. V. K. M. Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Ardian Meta 32 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga rojet kufitare të SPK&M Hani i Hotit , në rrugën automobilistike Bajzë- Hani i Hotit , me automjetin e tip “Opel” , me targë AA 517 KH, duke transportuar 6 (gjashtë) shtetas të vendeve të treta, pakestinez”, njofton policia e Shkodrës.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”.

Top Channel