John Cena, gati për operacion!

18/06/2018 10:31

Është e vërtetë se dashuria të shtyn të bësh gjëra të çmëndura dhe për John Cena nuk ka asgjë që mund ta ndalojë së luftuari për të pasur Nikki Bella në jetën e tij.

Në një episod të ri të Total Bellas, Cena dhe Bella bashkohen në një darkë romantike nën dritën e qirinjve, ku Cena i bën një premtim marramendës Nikki Bella.

“Unë dua të martohem me ty dhe martesa ka nevojë për sakrifica. Dhe unë do të sakrifikoj për ty; dua të kemi një fëmijë,” u shpreh Cena.

“Por ti ke atë që…,” e ndërpreu Bella duke parashikuar se diçka e pengonte yllin Cena.

“E di se fizikisht unë nuk mundem të kem fëmijë,” deklaroi John Cena, “por unë dua t’i nënshtrohem operacionit dhe të bëhem baba.”

“Atëherë unë do të largohem sot si një femër e fejuar në prag të martesës,” përfundon Nikki Bella.

Top Channel