Në prag të përballjes me Zvicrën, legjenda e Brazilit, Pele ka folur për kundërshtarin, duke zbuluar edhe më të rrezikshmin.

Me anë të një postimi në “Instagram”, Pele shkruan se rreziku kryesor te Zvicra është pikërisht Shaqiri.

“Sot vendi im nis udhëtimin në Kupën e Botës kundër Zvicrës. Shaqiri është i rrezikshëm, por skuadra e Brazilit është e fortë dhe e balancuar”, ka shkruar Pele.

Brazili do të debutojë në Rusi 2018 në orën 20:00 pikërisht ndaj Zvicrës së shqiptarëve.

Top Channel