Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

LARGOHEN NGA PDIU PËR T’U BASHKUAR ME PS
Reme Lala, deputete e PDIU-së në Dibër dhe Elena Xhina në Elbasan iu bashkuan Partisë Socialiste duke e lënë partinë e Shpëtim Idrizit vetëm me një deputet në parlament, Dritan Bicin.

RRUGËT ME PPP, FMN: “BËNI KUJDES”
Përvec rrugës së arbrit janë së paku edhe 3 akse të tjera rrugore që do të ndërtohen përmes partneriteit publik-privat. Segmenti Thumanë-Fushë Krujë -Vorë-Kashar, rruga Milot-Balldren dhe Orikum–Himarë. FMN kërkon kujdes.

APELI i MAY PAK DITË NGA VOTIMI I LEGJISLACIONIT
Theresa May i bën thirrje parlamentit të mos bllokojë procedurat e shkëputjes nga BE pak ditë pas deklaratës së ministrit Boris Xhonson se “Brexit” është i pakthyeshëm, por gjërat mund të ngatërrohen keq.

SERBIA MPOShT KOSTA RIKËN ME VËSHTIRËSI
Përfundoi para pak minutash ndeshja mes Kosta Rikës dhe Serbisë me rezultatin 0-1 me golin e shënuar nga Alexandar Kolarov në minutën e 55-të.

THE VOICE KIDS…NË VLORË
Dhjetëra fëmijë i janë drejtuar audicioneve të The Voice Kids 3 në qytetin e Vlorës të cilat më 20 qershor do të udhëtojë drejt Kukësit, tek pallati i kulturës.

Top Channel