Lajmi i fundit
Sulmohet kandidati për deputet i LSI-së, Ralf Gjoni
Kandidatit për deputet Ralf Gjoni është sulmuar me bojë të kuqe nga një i ri te pallati
Sulmi me bojë ndaj deputetit Gjoni, i riu e sulmoi me shiringë në fytyrë
Ralf Gjoni konfirmon se boja nuk i hiqet nga fytyra, ka djegie sysh. Nuk dihet solucioni i përdorur

OSBE i ka dhuruar policisë gjashtë lexues portabël të pasaportave në fillim të sezonit turistik. Fillimisht ato u shpërndanë në pikat e kalimit kufitar Morinë, Muriqan, Kakavijë dhe Kapshticë.

“Një lajm i mirë për Policinë e Kufirit dhe Migracionit në këtë fillim sezoni turistik… Vizitorët e shumtë që do të hyjnë këtë verë në vendin tonë nga vendet fqinjë do të përballen me më pak radhë në pikat e kalimit kufitar falë gjashtë lexuesve portabël të pasaportave që iu dhuruan sot Policisë së Shtetit nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Ato do të shpërndahen fillimisht në pikat e kalimit kufitar Morinë, Muriqan, Kakavijë e Kapshticë”, bën të ditur OSBE.

Top Channel