Tomo Milicevic ka deklaruar se largimi nga 30 Seconds To Mars ishte “zgjidhja më e mirë për të gjithë”.

“Ju lutem më besoni kur them se ky vendim është i duhuri si për mua ashtu dhe për bandën,” u shpreh ai në një postim në Twtter.

Kitaristi nuk ka dhënë një informacion të saktë se kur dhe pse është larguar nga banda e tij muzikore.

Pjesëtarët e tjerë të grupit, Jared dhe Shannon Leto, nuk kanë dhënë akoma asnjë deklaratë për këtë që ka ndodhur.

38-vjeçari falenderon bandën për mundësinë që të “ndiqte ëndrrën e tij.”

Ai shtoi: “Edhe pse po largohem nga banda, shpirti im nuk do të largohet kurrë nga familja”.

Top Channel