Lajmet kryesore të ditës, 11/06/2018 – Ora 20:00

11/06/2018 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

MINISTRIA: METHOMYL ËSHTË I PALIGJSHËM
Ministria e Bujqësisë reagoi pas denoncimit të Top Channel për përdorimin e pesticideve të rrëzikshme në Shqipëri. Specialistët e Ministrisë pranuan se helmi me emrin methomyl është i jashtëligjshëm dhe hyn kontrabandë.

KAMPET E REFUGJATËVE. MAZHORANCA E MOHON
Hapja ose jo e kampeve për refugjatët sirianë ishin shkaku i debateve sot në komisionet kuvendore. Deputetët e opozitës thonë se ka projekte për ndërtimin e këtyre kampeve, ndërsa deputetët e mazhorancës e mohojnë.

RRITEN INVESTIMET E HUAJA NË VEND
Investimet e huaja janë rritur me 61 për qind vetëm në tre muajt e parë të këtij viti. Shumica e investimeve janë në sektorin e energjisë.

EMIGRANTËT STREHOHEN NË SPANJË
Spanja vendosi të strehojë të 629 refugjatët që i refuzoi Italia dhe Malta, teksa anija e qëndronte e bllokuar në Mesdhe. Kryeministri spanjoll tha se është vendimi i duhur.

VLLAZNIA DEL NË SHITJE
Pas mbylljes së sezonit më të keq në histori, Bashkia s Shkodrës nxori në shitje skuadrën e Vllaznisë. Vlera minimale e përcaktuar është 507 milionë lekë.

Top Channel