Vrau gruan pas sherrit, bashkëshorti: Vetëm sa e shtyva, u rrëzua

09/06/2018 12:10

Një tjetër krim i rëndë ka ndodhur në një familje në Durrës.

Një grua 40-vjeçare humbi jetën në spital, mbrëmjen e së premtes, si pasojë e dhunës ekstreme që dyshohet se u ushtrua mbi të me mjete të forta nga bashkëshorti.

Policia tha se Ardiana Shaholli, banore ne Spitallë u dërgua në gjendje të rëndë në Urgjencën e Spitalit të Durrësit. Shaholli, nënë e 6 fëmijëve nuk u mbijetoi plagëve te shkaktuara nga goditja me mjete të forta ne koka.

Pak pas ngjarjes, policia ndaloi bashkëshortin e viktimës 42-vjeçarin, Clirim Shaholli. Nga hetimet e deritanishme rezulton se xhelozia e sëmurë e bashkëshortit dhe vështirësitë ekonomiko-sociale kanë qenë vazhdimisht në qendër të konfliktit mes bashkëshortëve, të cilët ishin zhvendosur nga zona e Korçës në lagjen periferike të Durrësit, vite më parë për një jetë më të mirë.

Por pasditen e së premtes, një debat banal,dyshohet se ka qenë shkaku i ngjarjes tragjike, ku gruaja 40-vjeçare, u bë viktimë e dhunës ekstreme nga i shoqi, që i mori jetën.

Top Channel