Vendimet e Qeverisë/ Njohje e patentave me Italinë, forca ushtarake shqiptare mision në Gaza, pezullohen ndërtimet në zonat përkatëse gjatë sezonit
Në mbështetje të Ligjit për Diasporën dhe me propozim të Ministrit të Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën dy vendime me interes për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit; atë për “Përcaktimin e rregullave të hollësishme për kushtet dhe mënyrën e zgjedhjes së përfaqësuesve të Këshillit Koordinues të Diasporës” dhe për ‘Kriteret dhe mënyrën e ndarjes së çmimit ‘Ambasador i Kombit” .
Vendimi i parë lidhet me ngritjen e Këshillit Koordinues, për përfaqësimin dhe koordinimin e marrëdhënieve me diasporën.
Këshilli Koordinues i Diasporës, i cili do të përbëhet nga 15 anëtarë, identifikon problemet e diasporës, i propozon Ministrit përgjegjës për diasporën veprime për zgjidhjen e tyre, përcakton linja orientuese për hartimin e strategjisë për diasporën; etj. Në aktivitetet e Këshillit marrin pjesë Kryeministri dhe ministrat kryesorë.
Ndërkaq, vendimi i dytë ka të bëjë me vlerësimin e pjesëtarëve më të suksesshëm të diasporës me çmimin“Ambasador i kombit”, si edhe përcaktimin e kritereve dhe mënyrën e ndarjes së këtij çmimi. Personave që do t’u akordohet çmimi duhet të kenë dhënë kontribut në fusha të tilla si; veprimtari humanitare; arsim, shkencë e teknologji, kulturë etj. Propozimet lidhur me përfaqësuesit e suksesshëm të cilëve do t’u jepet çmimi, do të bëhen nga Ambasadorët e Republikës së Shqipërisë të akredituar jashtë vendit.
Top Channel