Nga police në dominuese. 29-vjeçarja tregon arsyen pse ndryshoi profesion (Foto)

25/05/2018 10:25

Një dominuese e cila më parë ka pasur një karrierë në polici ka treguar arsyen se pse vendosi që të ndryshonte profesion.

29-vjeçarja që njihet me emrin Calea Toxic tashmë ka hapur një bodrum seksi të frymëzuar nga filmi “50 Shades of Grey”, pasi kuptoi që policia nuk bënte për të.

Gruaja gjermane bëri operacion gjoksin dhe nisi të vishte kostume shumë të ngushta, derisa u bind përfundimisht që të ndërronte profesion duke parë skenat e krimit seksual.

Calea zbulon se gjithmonë ka pasur fiksim “seksin e pazakonshëm”, që përfshin veshje lëkure, kamzhikë dhe lidhje.

Pasi mbajti për disa kohë të dyja punët, Calea vendosi një ditë që t’i përkushtohej 100% punës së dominueses.

FOTO GALERI
1/22

Top Channel