Gjeologu i bimëve mjekësore; Trashëgimia e lënë nga gjyshja

25/05/2018 20:09

Levent Lleshi është gjeolog me profesion, por që pas ndryshimit të sistemit ai ju përkushtua një pasioni jo të zakonshëm, atij të bimëve mjekësore.

Sipas Leventit ky pasion ka ardhur si trashëgimi nga gjyshja e tij, ndërsa i duhet të konsultojë shumë literaturë për t’u dhënë qytetarëve këshillat e duhura. Lleshi thotë se interesi për bimët mjekësore është shtuar shumë vitet e fundit.

“Ka interes shumë, njerëzit i njohin edhe përmes internetit. Me 90% kanë dhënë efekt. Në drejtim të veshkave, mëlçisë, stresit, ankthit, etj”, shprehet ai.

Leventi thotë se ende ky sektor ka nevojë për mbështetje nga ana e qeverisë, për ata që kultivojnë bimët mjekësore.

Në rast se ne do të kultivonim bimë mjekësore dhe qeveria do t’i jepte një ndihmesë për to, Shqipëria është një nga vendet me bimët medicenale shumë të mira”, thekson Leventi Lleshi.

Si një vend i pasur, tradicionalisht Shqipëria eksporton bimë mjekësore të egra, të papërpunuara, të cilat eksportohen për t’u trajtuar dhe paketuar jashtë vendit. Disa lloje të tyre janë drejt zhdukjes dhe specialistët bëjnë thirrje për ruajtjen e tyre.

Top Channel