Arsimim pa kushte; Bulqizë, fëmijët pa ujë e banja në shkollë

23/05/2018 15:17

Në fshatin Çerenec të Bulqizës vuajtjet fillojnë që në fëmijëri. Një ditë më parë Top Channel solli telashet e banorëve që vuajnë edhe nga thatësira, por edhe nga përmbytjet. Sot, nga ky fshat vogëlushët e një shkolle tregojnë sesi arsimohen pa drita dhe ujë. 

Pa ujë, pa drita dhe me banja në oborr. Kështu mësojnë çdo ditë fëmijët e shkollës së ciklit të ulët në fshatin Çerenec të Bulqizës.

Në dimër çdo gjë bëhet edhe më e vështirë për fëmijët. Çdo ngjitje dhe zbritje nëpër shkallë mbart rrezikun e rrëshqitjes.

Dhe këtë duhet ta bëjnë më shumë se një herë në ditë për të shkuar në banjat e oborrit, apo për të pirë ujë.

Top Channel