Në kërkim nga Italia, arrestohet në Durrës klonuesi i kartave të bankës

17/05/2018 10:15
Foto ilustruese

Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar në Durrës.

Sipas burimeve zyrtare Tedi Hoxha, është “në arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

“Gjykata Magjistrate e Hetimeve Paraprake Torino/Itali me vendimin Nr.15542/2015 RG GIP datë 20.12.2016 ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të shtetasit të mësipërm, për kryerjen e veprave penale “Organizatë kriminale” “Konspiracion penal me synim qasjen e paautorizuar në sistemin e informacionit” dhe “Instalimin e pajisjeve interceptuese”,”Ndalimi ose ndërprerjen e komunikimeve informatike,”parashikuar në nenet 415, 615, 617 të Kodit Penal Italian dhe nenet 55 të Dekretit Nr. 231/2017”, njofton policia e Durrësit.

Mësohet se Hoxha merrej me klonimin e kartave të bankës.

Top Channel