Policia në Berat ka arrestuar një 17-vjeçar, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë mbi babain e tij.

Policia njofton se në pranga është vënë shtetasi A.P. pasi për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka goditur me mjete të forta babain e tij, shtetasin S.P, 44 vjeç, banues në Berat.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë të paqarta.

Top Channel