“Vrima e së vërtetës”, droga fshihej në murin e vilës

14/05/2018 15:23

Një vrimë, që më pas mbyllej me një gur, në murin rrethues të vilës, shërbente për të fshehur drogën që shitej.

Nga ky zbulim, hetimet e policisë italiane në Imperia arrestuan katër persona, të së njëjtës familje, njëri prej të cilëve në arrest shtëpie.

Hetimet nisën pranverën e shkuar, kur gjatë një vëzhgimi, afër vilës së familjes, një person zbriste nga makina, i afrohej murit, hiqte të njëjtin gur dhe prej andej dilte droga.

Hetimet nisën nga këtu, e më pas përndjekje dhe përgjime që çuan policët në zbulimin e të gjithë familjes që merrej me droga të ndryshme në zonën e Imperias.

Kokainë, hashash e marijuanë, thotë policia italiane, bliheshin dhe nga profesionistë vendas. Klientëve të zakonshëm u dorëzohej droga para pagesës, dhe kur ishte e nevojshme nëse nuk paguanin, i kërcënonin. Në shtëpi janë gjetur dhe armë që ishin pjesë e aktivitetit të “familjes”.

Top Channel