Rivitalizohet Kalaja e Elbasanit. Edhe Bazilika e Bezistanit, e vizitueshme për turistët

15/04/2018 15:28

I pozicionuar në qendër të Shqipërisë, Elbasani ka qenë përherë një urë kalimi që ka tërhequr vëmendjen e turistëve.

Të huajt shfaqin interes për kalanë fushore, e ndodhur në qendër të qytetit të Elbasanit, e veçanërisht për stilin e saj romak.

Por e lobuara aq shumë, bashkëjetësa fetare në kalanë e Elbasanit gjen vitet e fundit shprehjen e saj historike.

Përveç vlerave ekonomike, turizmi në Elbasan shihet me rëndësi për vlerat e tij kulturore dhe historike.

Kohët e fundit është menduar që kalaja e Elbasanit të rivitalizohet për sa i përket tërheqjes së turistëve, e kjo synon të ruajë traditën e zejtarisë në këtë zonë. At Nikolla Marku tregon për zanatet e vjetra të banorëve të kalasë.

“Brenda kalasë ne kemi 3 kulte të besimit fetar. Kemi kishën ortodokse ‘Shën Maria’, kemi Xhaminë Mbret 50-60 metra më poshtë, por kemi gjithashtu edhe kishën katolike pranë murit të kalasë. Qyteti ynë i Elbasanit ka pasur një ndërthurje, një bashkim e veprimtari shumë dashamirëse. Vijnë dhe e vizitojnë shumë herë edhe turistë nga vende të ndryshme të botës. Unë kam parë që pjesa më e madhe e turistëve vijnë nga Gjermania, Austria, Italia etj.”, thotë At Nikolla Marku, prift i Kishës “Shën Maria”.

Plot 10 vite pas zbulimit, duket se edhe Bazilika e Bezistanit në qendër të Elbasanit do të bëhet e vizitueshme dhe një vlerë e shtuar për nxitjen e turizmit kulturor.

Top Channel