Festa e Sulltan Novruzit ka sjellë në portin e qytetit të Durrësit për një vizitë disa ditore nëndetësen turke “TCG PREVEZE S – 353”.

Kjo vizitë që zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit mes Forcës Detare të Turqisë dhe Shqipërisë

Në kalatën 4 të portit të Durrësit nëndetësja turke “TCG Preveze” u prit nga kuadro të Flotiljes Detare, përfaqësues të Autoritetit e Sigurisë Portuale Durrës, të Policisë Ushtarake, subjekteve private, etj.
Është hera e dytë, pas vizitës 4 ditore që zhvilloi më 29 shtator 2015, që kjo nëndetëse turke vjen sërish në Durrës. Nëndetësja 353 me gjatësi 62 m, gjerësinë 5,8 m e tonazh 1400 ton është një nga nëndetëset më moderne të flotës luftarakë detare të Turqisë.

Ditën e premte janë planifikuar të zhvillohen vizita nga ekuipazhi i saj me drejtues të lartë vendorë, ndërsa në ditët e qëndrimit do të ketë vizita të ndërsjellta të personaliteteve të larta diplomatike, ushtarake dhe vizita të qytetarëve në nëndetëse dhe të stafit ushtarak turk në objekte muzeale të vendit.

Që nga viti 2010, bashkëpunimi mes dy flotave, asaj shqiptare dhe turke ka ardhur në rritje dhe pritet të forcohet më tej dhe në të ardhmen, veçanërisht në organizimin e stërvitjeve të përbashkëta dhe arsimimin e kualifikimin e mëtejshëm të personelit detar.

Top Channel