Ujë patëllxhani dhe limoni, për të rënë në peshë

21/03/2018 13:36

Të humbësh peshë në mënyrë të shëndetshme është objektivi i shumë njerëzve, dhe shumë prej tyre nuk mendojnë thjesht dobësimin por mbi të gjitha shëndetin.

Mbledhja e yndyrnave për shkak të problemeve metabolike dhe kardiake, që reduktojnë cilësinë e jteës shtojnë dhe sëmundjet.

Për më tepër, një problem që prek dhe shëndetin emocional duke sjellë një vetëvlerësim të ulët dhe depresion.

Por krahas dietave dhe ushtrimeve fizike, ka disa pije që ndihmojnë në djegien e yndrynave dhe kalorive për të pasur rezultate në më pak kohë.

Konsumimi i tyre kompleton dietën dhe mbështet funksionet metabolike. Një prej tyre është uji me patëllxhan dhe limon, i njohur për vetitë e tij mjekësorë dhe diuretike. Kjo është një pije më bazë të ulët kalorike, me fibra dhe antioksidantë, hidratuese për trupin dhe ndihmon të humbi disa kile.

Si ta përgatisni këtë pije?
Për të marrë të gjitha të mirat e kësaj pije dhe për të rënë në peshë duhet ti dedikosh pak kohë përgatitjes.

Përbërësit
1 patëllxhan biologjik
Lëngu i një limoni
1 litër ujë

Përgatitja
Pastroni mirë patëllxhanin, dhe priteni në kube pa e hequr tulin e tij. Ndërkohë ngrohni ujin në zjarr. Kur uji të nisë të zjejë hidhni kubat e patëllxhanët dhe fikeni zjarrin. Lëreni të pushojë në temperaturën e ambientit dhe kur të ftohet vendoseni në frigorifer. Kur të jetë komplet e ftohtë, shtoni lëngun e limonit të freskët.

Mënyra e konsumimit
Për të detoksifikuar trupin, pijeni me stomakun bosh, për shtatë ditë.
Si integrator për të rënë në peshë, pijeni të paktën 3 herë në javë.
Ndajeni 1 litër ujë të këtij lëngu në 3-4 porcione në ditë.

Top Channel