Vëllezërit aksidentohen me motoçikletë; një i vdekur, një në gjendje të rëndë

18/03/2018 20:44
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të dielës në rrethin e Kukësit.

Dy vëllezër kanë qenë duke udhëtuar me një motoçikletë, kur drejtuesi i saj ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë, ka gjetur vdekjen shtetasi me inicialet N.C. 31 vjeç dhe është plagosur në gjendje të rëndë vëllai i tij D.C.

Ky i fundit, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Kukësit është nisur në drejtim të Spitalit të Traumës për një trajtim më të specializuar.

Top Channel