Zjarr në banesë, dy të plagosur rëndë. Asfiksohet zjarrfikësi

17/03/2018 13:00

Një apartament është përfshirë nga flakët duke lënë tre të plagosur, një prej tyre punonjës i zjarrfikëses.

Zjarri ka rënë rreth orës 11.25 në lagjen nr.17 e për pasojë jamë dëmtuar G. T dhe M. D., rreth 70 vjecc. Ata janë në gjendje të rëndë në spital.

Më datë 17.03.2018, rreth orës 11:25, në lagjen Nr.17 ka rënë zjarr në apartamentin e një pallati.

Gjithashtu gjatë detyrës është asfiksuar punonjësi i zjarrfikëses A. K., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen efektivët e Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel