Zgjedhjet në PD, Basha: Deri më 22 mars priten propozime për ndryshimin e statutit

16/03/2018 19:53

Lulzim Basha mblodhi pasdite krerët e degëve të Partisë Demokratike në kuadër të procesit të brendshëm zgjedhor.

Basha i sqaroi se deri në 22 mars grupi i punës pret propozimet nga çdo anëtar për ndryshimin e statutit.

Më 25 mars krerët e degëve duhet të sjellin listën e delegatëve për Kuvendin Kombëtar që do të mbahet në datat 28-29 prill.

Mësohet se Basha kërkoi edhe që të verifikojnë anëtarësinë pasi me ndryshimet e reja në statut, ajo do të ketë peshë në vendimmarrje.

Një porosi tjetër e Bashës ishte drejtuesit në bazë nuk duhet të lënë jashtë vëmendjes takimet me qytetarët.

Top Channel