Paleontologu australian, John Long i Universitetit Flinders në Adelajde një ditë ra në gjurmët e një kocke në formë L të një fosili placodermi, (peshk koracor, kushërinj të zhdukur të peshqevë modernë).

Fosili është gjetur që në vitin 1888 në Skoci, por askush nuk kishte mundur të shpjegonte deri më tani me prova se përse bëhej fjalë.

Long dyshoi se bëhej fjalë për organin seksual të një mashkulli dhe së bashku me një grup shkencëtarësh ndërkombëtar iu përvesh punës për të vërtetuar dyshimet e tij.

Pas muajsh të tërë studimesh dhe krahasimesh me të dhënat e grumbulluara nga fosile të tjera të placodermëve, grupi i shkencëtarëve i dha të drejtë Long; ishte organi seksual mashkullor i një peshku të hershëm që ka jetuar në tokë miliona vite më parë.

Në bazë të ADN-së shkencëtarët përcaktuan edhe periudhën kur ka jetuar ky peshk; 385 milion vite më parë. Rëndësia më e madhe e zbulimit të publikuar në revistën “Nature”, qendron në faktin se vërtetohet hershmëria më e madhe e një raporti seksual me penetrim.

Shkencëtarët besojnë se raporte të tilla kanë ekzistuar 500 milion vite më parë, por kjo nuk mund të vërtetohet, të paktën deri më tani.

Zbulimi mbështet teorinë se fekondimi me penetrim tek peshqit ka ekzistuar para fekondimit jashtëtrupor me të cilën shumohen pjesa më e madhe e peshqëve të sotëm.

Top Channel