Njoftohet data e filmit të tretë të sagës “Jurassic World”

22/02/2018 21:51

Studioja Universal Pictures ka njoftuar se po përgatit filmin e tretë të sagës “Jurassic World”, që do të shfaqet për herë të parë në 11 qershor 2021.

“Jurassic World 3” do të ketë një skenar nga Colin Trevorrow dhe Emily Carmichael, një fytyrë e re në sagën e famshme.

“Është e rëndësishme për sagën që të mirëpresim zëra të rinj krijues për ta mbajtur rrëfimin të freskët dhe të gjallë”, lexohet në një komunikatë të Trevorrow.

Producenti ekzekutiv i filmit të tretë do të jetë Steven Spielberg, ndërsa producentë janë Frank Marshall dhe Pat Crowley.

Top Channel