Derregullimi, 46 dokumente më pak për në Hipotekë, ALUIZNI dhe ATP

21/02/2018 13:43

Qytetarëve do t’u kërkohen 46 dokumente më pak pas ndryshimeve në Hipoteka, duke eleminuar radhët e gjata të pritjes në sportele.

Zv. kryeministrja Senida Mesi dhe zv. ministrja e Drejtësisë Teuta Godo kanë prezantuar derregullimin për këtë sektor, ku u shprehën se do të kursehet shumë kohë në përgatitjen e dosjeve të qytetarëve.

“Lehtësimin e procedurave burokratike është një hallkë, nëse kjo nuk jetësohet bashkë me ju ne mund të bëjmë shumë punë të bukur në letër po nuk gjen asnjë zbatim në realitet. Ju e lehtësoni reformën dhe është e nevojshme që në një fazë të dytë të ecim dhe të avancojmë dhe me trajnimin e stafit dhe qasjen që duhet të kenë për çdo qytetar dhe sipërmarrës”, tha Mesi.

Për 17 shërbime të ofruara nga ZVRPP-të, 51 dokumente janë dokumente identifikuese dhe 48 dokumente janë dokumente pronësie të cilat mund të merren tashmë pa asnjë kosto shtesë.

Top Channel