Një zjarr i rënë në një banesë në rrugën “Bedri Karapici” në kryeqytet i ka marrë jetën një shtetasi 80-vjeçar, i cili ishte i paralizuar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, që kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Por, si pasojë e flakëve dhe asfiksisë nga tymi, i moshuari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.

Top Channel