Deputetja e PD-së, dedikim special për bashkëshortin

14/02/2018 13:18

Jo vetëm personazhet VIP mund të urojnë në ditën e të dashuruarve, por edhe politikanët.

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, në këtë ditë të veçantë ka vendosur të mos flasë për politikë, por ti përkushtohet totalisht dashurisë.

Në rrjetin social Facebook, deputetja ka bërë një dedikim special për bashkëshortin e saj në këtë 14-shkurt.

Pampuri ka publikuar një foto me bashkëshortin, krah së cilës shkruan: “Të të them Te Dua, më duket shumë pak, se ta them në 365 ditë të vitit, por një gje dua te them me zë të lart, që ta degjojë anë e kend kjo bote……Je dashuria më e madhe për mua, jam e qetë dhe e lumtur kur mendoj që edhe nje plakë me shkop do jem krahe teje. Te duaaaaaaa
p.s. this is a little surprise for you honey”.

Top Channel