Përkeqësimi i kushteve të motit gjatë ditës së martë, me reshje bore në zonën veriore dhe jug-lindore, si dhe me reshje shiu në pjesën tjetër të vendit, ka vështirësuar qarkullimin në disa akse rrugore.

 

Policia e qarkullimit rrugor njofton se në zonat veriore janë bllokuar rrugët që të çojnë drejt Thethit, Ostrenit dhe Trebishtit për shkak të reshjeve të dendura të borës.

Në Rrugën e Kombit mjetet borëpastruese po mbajnë nën kontroll situatën duke pastruar herë pas herë rrugën. Në këtë segment problematike gjatë ditës ka qenë prezenca e mjegullës.

Në zonat e tjera veriore dhe jug-lindore, edhe pse ka reshje bore nuk raportohet për rrugë të bllokuara.

Pjesa tjetër e vendit është përfshirë nga reshje të shiut që kanë qenë të vazhdueshme dhe drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes me lagështinë në rrugë.

Policia rrugore apelon për kujdes të shtuar të drejtuesve të mjeteve gjatë orëve të pasdites, pasi shërbimi meteorologjik ka raportuar për vazhdim të reshjeve të borës në zonat veriore dhe jug-lindore dhe të shiut në pjesën tjetër të vendit.

Top Channel