Borxhi i qëndrueshëm, “Standard & Poor’s”: Rrezik kriza e kreditimit

07/02/2018 19:46

Gjiganti ndërkombëtar i financave, “Standard and Poor’s” me qendër në Nju Jork, në raportin e fundit për Shqipërinë thotë se vlerësimi për vendin tonë penalizohet pikërisht prej zbatimit të dobët të ligjit, korrupsioni i përhapur dhe institucionet jo efektive, por mbështetet nga forcimi i financave publike.

Në lidhje me perspektivën e qëndrueshme të borxhit publik, “Standard and Poor’s” konfirmon për Shqipërinë notën B+, që futet te notat e ulta, por është megjithatë nota më e larta që vendi ynë ka pasur ndonjëherë.

Sipas raportit, Shqipëria do të vazhdojë në rrugën e rritjes relativisht të shpejtë ekonomike dhe të konsolidimit fiskal, çka do të mbështesë uljen graduale të borxhit publik.

Por “Standard and Poor’s” paralajmëron se rimëkëmbja e ekonomisë shqiptare mund të dëmtohet nga kriza e gjatë e kreditimit, pra niveli i ulët i kredive të dhëna nga bankat shqiptare.

Top Channel