Më shumë se 60,000 struktura majane të panjohura më herët, duke përfshirë piramidat, pallatet dhe shtigjet, janë zbuluar nën gjethin e xhunglës në Guatemalë, në atë që është përshëndetur si një ‘zbulim i madh’.

Hulumtuesit përdorën teknologjinë lazer për të parë në pyllin në veri të Petenit, një zonë afër qyteteve Majanë të njohur tashmë.

Lazerat zbuluan mbetjet mahnitëse të një “megalopoli” para kolumbian që ishte shumë më kompleks sesa besonin shumica e specialistëve.

Zbulimi hedh dritë mbi teorinë se Amerika Qendrore mbështeti një qytetërim që ishte më i avancuar sesa kulturat e lashta greke dhe kineze, ndërsa pati kulmin e saj 1.500 vjet më parë.

“Unë e di se tingëllon hiperbolik, por kur pashë imazhet, mu mbushën sytë me lot”, tha një studiues.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel