Propozimi kinez për të shkatërruar mbetjet hapësinore, në SHBA janë mosbesues

21/01/2018 17:17

Aktiviteti njerëzor ka disa dekada që është shtrirë përtej natyrës në planetin tonë, duke u zgjeruar në hapësirë, kryesisht në orbitën e Tokës.

E aty ku shkel njeriu, krijohen ndotje. Shkencëtarët kanë përllogaritur se në orbitën e planetit tonë janë të paktën 7500 tonë mbeturina që vërtiten pandalim. Bëhet fjalë për mbetje të satelitëve të vjetëruar të dalë jashtë funksionit të tyre, por që kostoja për t’i zbritur sërish në Tokë është tepër e lartë.

Për të zhdukur këto mbeturina, një grup shkencëtarësh kinezë thonë se e kanë zgjidhjen.

Në një raport të publikuar në susciencedirect.com, grupi i shkencëtarëve kinezë propozon përdorimin e rrezeve lazer nga një stacion orbital për të shkatërruar mbetjet.

Por, propozimi kinez nuk është mirëpritur nga të gjithë, madje ka nga ata se në të vërtetë pas kësaj fshihet një armë sekrete.

“Kanë ndërtuar një armë që mund ta kontrollojnë nga Toka dhe tani as nuk e mbajnë secret”, thotë për CNN, John Hayten, general në Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Top Channel