Neymar, “show” edhe gjatë seancave stërvitore

16/01/2018 13:22

Që Neymar dhuron spektakël në fushat e blerta, kjo është e ditur, jo më kot u shpenzuan plot 222 milionë euro për kalimin e tij nga Barcelona te PSG-ja, verën e vitit të kaluar.

Por, shfaqjet spektakolare të tij, braziliani i mbiquajtur edhe “O’Ney” i ruan jo vetëm për spektatorët e pranishëm në ndeshje të ndryshme.

Ai duket se është i lindur për t’u kënaqur me talentin që i është dhuruar, e këtë e bën për t’u argëtuar edhe gjatë seancave stërvitore.

Në një ndeshje kontrolli, Neymar fillimisht kalon një koleg të vendosur si kundërshtar, duke ia futur topin me finte në mes të këmbëve, e më pas me një sprint të fuqishëm drejtohet për nga mbrojtja.

Top Channel