Kubica parakalohet nga Sirotkin, polaku pilot rezervë

16/01/2018 13:02

Williams ka zgjedhur Sergey Sirotkin për të drejtuar njëvendëshen e lënë bosh pas largimit të brazilianit Felipe Massa.

Talenti rus ka fituar konkurrencën me polakun Robert Kubica, që përgatitej prej mujash të rikthehej në botën e Formulës 1, e sezonin e ardhshëm do të garojë përkrah kanadezit Lance Stroll.

Williams ka bërë zyrtare zgjedhjen për pilotët me të cilët do të garojë në vitin 2018, ndërkohë që ka konfirmuar se polaku Kubica do të jetë pjesë e skuadrës, por si kolaudator dhe pilot i tretë i saj.

Rusi 22-vjeçar tani ka një vend titullari në F1, pasi provoi eksperiencat si pilot testues me Sauber dhe Renault.

Kubica, ndërkohë, rikthehet në botën e F1-shit pas 7 vitesh, pas aksidentit në garat Rally në Andorra, në shkurtin e vitit 2011.

Top Channel