Londër, i theu dhëmbët nipit të Mbretit, gjobitet i biri i milionerit

16/01/2018 17:47

Djali i një milioneri ka sulmuar në mënyrë agresive një princ saudit dhe i ka thyer 2 dhëmbë pas një sherri një një klub nate.

31-vjeçari Saad Alfoudari ka qenë pjesë e një grupi të rinjsh që ka ndjekur e goditur nipin e Mbretit të Arabisë Saudite, princin Abdulaziz Al Saud në një lokal nate në Londër.

31-vjeçari dhe 8 prej shokëve të tij i është kërkuar të largohet nga klubi, i frekuentuar edhe nga emra si Cara Delevigne dhe Rihanna, për sjellje jo të hijshme. E pasi kanë dalë jashtë ai e shokët e tij janë konfrontuar me nipin e Mbretit Salman.

Ngjarja e ndodhur në 2013-ën është rikthyer në vëmendjen e mediave britanike, pasi pas shumë vitesh Alfoudari është gjobitur nga Gjykata britanike me 750 paund për rastin.

Top Channel