Sony ka bërë bilancin e shitjeve të PlayStation 4 dhe ka rezultuar që viti 2017 ishte më i suksesshmi që kur konsola ka dalë në shitje.

Në vitin që kaloi, Sony mendohet se ka shitur rreth 20 milionë PS4, duke kaluar shifrat e viteve të mëparshme. Në vitin 2014 janë shitur 14.3 milionë, ndërsa në vitet 2015 dhe 2016 janë shitur respektivisht 17.4 dhe 17.5 milionë.

Rritja e shitjeve shpjegohet me uljen e çmimit që kanë pësuar modelet e PS4 në perdiudha të ndryshme të vitit. Gjithashtu, kësaj i shtohet edhe lançimi i lojrave si “Horizon Zero Dawn”.

PS4 tashmë ka në objektiv kalimin e 86 milionë shitjeve, aq sa mban rekordin konsola paraardhëse PS3. Mendohet që kapërcimi do të vijë në muajt e ardhshëm.

Top Channel