Reshjet e dendura që kanë rënë dy ditët e fundit kanë shkaktuar probleme në zonën e kalasë së Beratit.

Masive dheu dhe gurë që janë shkëputur nga shkëmbinjtë kanë rënë në rrugë duke vënë në rrezik kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve.

Ky është i vetmi aks rrugor që e lidh Beratin me Poliçanin dhe Skraparin. Policia rrugore ka ngritur postblloqe përgjatë rrugës që paraqet probleme për të shmangur kaos në trafik. Ndërkohë, firmat e mirëmbajtjes janë duke punuar për largimin e dheut dhe gurëve nga rruga.

Top Channel