Policia e Vlorës njofton se rreth orës 18:55 minuta është njoftuar përmes një telefonate për një pako të dyshimtë të vendosur pranë automjetit të një personi.

Shtetasi me inicialet E.S., 30 vjeç ka njoftuar në sallën operative pasi dyshonte se një pako e mbështjellë me qese të zezë rreth 2 metra larg automjetit të tij, në lagjen “Uji i Ftohtë”, ishte më lëndë shpërthyese.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë konstatuar qesën. Policia ka rrethuar zonën për të mbajtur larg perimetrit të rrezikut banorët përreth.

Janë njoftuar dhe drejt vendngjarjes janë nisur Forcat Xheniere për të vlerësuar situatën dhe përcaktuar çfarë objekti është.

Top Channel