Zona e Kinostudios do të ketë një rrjet të ri kanalizimesh falë një projekti të bashksië së Tiranës.

Puna ka nisur në rrugën “Aleksandër Moisiu”, me qëllim nxjerrjen tërësisht nga funksioni të rrjetit të vjetër të kanalizimeve në atë segment. Pas vlerësimit të të gjithë alternativave, specialistët e UKT përgatitën projektin teknik dhe nisën implementimin e tij në terren.

Përmirësimi i rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve të qytetit është një nga prioritetet e stafit menaxhues të UKT që kur enti i kaloi për administrim Bashkisë së Tiranës. Prej dy vitesh është ndërhyrë në shumë zona deri në nivel kapilar për zgjidhjen e problemeve të rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm të qytetarëve dhe të kanalizimeve si pasojë e mungesës së investimeve për vite e vite.

Top Channel